Libri

POETI AVNI SHAQIRI NGA PRESHEVA ME DY BOTIME TË REJA

Poeti nga Presheva, Avni Shaqiri, para opinionit artëdashës doli edhe me dy vëllime poetike, njëri për fëmijë i titulluar “Edhi biciklist” dhe libri tjetër me poema dhe poezi për të rritur, e titulluar “Moti i lavdisë së madhe”, botues shb. “Kurora” Gjilan, 2020.
Për librat në fjalë kanë dhënë mendimet e tyre pozitive recensentët e dy librave të botuara: Bilall Maliqi dhe Sevdail Hyseni, të cilët i kanë shkoqitur vlerat përgjithsuese të dy librave të poetit Avni Shaqiri.
Avni Shaqiri shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur dhe është anëtar i kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
Është profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare, punon në SHMT “Presheva” në Preshevë.
Bilall Maliqi

You Might Also Like