Libri

POEZI E DHEMBJES DHE E QËNDRESËS

”Letërsia nga burgu” libri më i ri nga krijuesi, Shaqir Shaqiri
POEZI E DHEMBJES DHE E QËNDRESËS
(Botoi” Shb Rrjedha Gjilan -2020)
Biser Mehmeti
Poezia e Shaqir Shaqirit është një poezi e një njeriut që gjendet brenda grilave, jo pse ka bërë ndonjë krim ndaj dikujt, po pse nuk është pajtuar me sistemin ekzistues, pse është ngritur kundër rendit shoqëror, i cili si i tillë nuk e lejonte të shprehte idetë e tij ashtu siç ai dëshironte. Poezia e tij, edhe pse pjesa më e madhe e tyre është e shkruar gjatë kohës sa ai ka qëndruar prapa grilave, është një revoltë e hapur kundër këtij sistemi që shtypte pa mëshirë qenien shqiptare. Ajo shpreh në një mën-yrë shpirtin e trazuar të autorit, një shpirt që qënd-ronte i mbyllur, po që gjithnjë shpresonte për një ditë të lumtur që do të vinte. Autori është i mbush-ur me shpresë se gjërat shumë shpejt do të ndrysh-ojnë, se tërë jetën nuk do ta kalon në atë gjendje. Megjithatë në disa poezi autori me një gjuhë mjaft të rrjedhshme, me një gjuhë mjaft të qartë, ka par-aqitur dhembjen e tij, shqetësimet e tija shpirtrore, jo vetëm për fatin e tij, po edhe për fatin e popullit të tij. Prandaj në një farë mënyre kjo është edhe e dukeshme sidomos kur kemi parasysh faktin se autori poezinë kryesore e ka vendosur në fillim me titull “Plagët dhëmbin” gjë që tregon për një poezi të mbushur me dhembje.
Shaqir Shaqiri nuk trajton shumë tema, po ato që i trajton tregojnë këmbënguljen e tij për të shpalosur shpirtin e tij të trazuar. Tema kryesore është dhem-bja që ai përjeton brenda burgut. Poezitë me këtë motiv janë mjaft domethënëse. Duket sikur këto poezi autori i ka shkruar me kujdes mjaft të madh, madje gjatë kohës së shkruar ai ka përjetuar një dhembje të madhe, e cila e ka shqetësuar edhe gjatë gjithë procesit të shkrimit. Në poezitë e këtilla autori ka paraqitur edhe qëndrueshmërinë e tij përballë një gjendjes mjaft të rëndë, sidomos para aut-oriteteve të burgut, të cilët e detyronin atë të bënte veprime që ishin në kundërshtim me egon e tij. Prandaj rezistenca e tij përballë dhunës së shfrenuar që ushtrohej gjatë kohës sa ishte brenga burgut shprehet në disa poezi në forma të ndryshme. Në këtë mënyrë autori sikur ka arritur të shpalos gjithë vuajtjet dhe peripetitë që ka përjetuar gjatë asaj kohe. Shkrimi i poezive në burg është një shenjë se ai ka pasur një ideal të fuqishëm që e ka mbajtur të paepur përballë dhunës së shfrenuar. Megjithatë, në këtë përmbledhje me poezi autori ka gjetur fry-mëzim që të shkruajë edhe për dashurinë, të cilën e paraqet me një gjuhë mjaft të sinqertë. Është inte-resant se për dashurinë ai shkruan edhe gjatë kohës sa ishte brenda burgut, duke e kujtuar me mall të madh kohën që ka shkuar. Një poezi mjaft domethënëse është ajo me titull “Dhoma nr. 21” që dë-shmon se autori është treguar mjaft i fortë gjatë çasteve të vështira të jetës së tij. Mund të themi se poezitë e Shaqir Shaqirit, edhe pse janë shkruar në një gjuhë të thjeshtë, po që komunikojnë mjaft mirë me lexuesin, dëshmojnë prirjen e tij për të shpalosur dhembjen e tij përmes vargjeve, për të shpalosur një botë të mbushur me dhembje, me shpresa dhe me vuajtje të madhe. Poezia e tij është poezi e shprehur me një ndjeshm-eri të hapur, që tregon se vuajtjen e ka mundur gjatë kohës sa i ka krijuar këto vargje. Botoi”

Shb Rrjedha Gjilan

-2020

SHAQIRI. SHAQIRI ? O E Z I
KUR THËLLËNZA MË VIZITON
Thëllëzë pse s’vjen prapë t’ më vizitosh
Me këngën tënde t’ ëmbël plagët t’ mi shërosh
Pse s’vjen thëllëzë si atë ditë vere
Kur erdhe dhe mua të vetmuar me gjete
Nuk isha vetëm unë i mbyllur
Shumë të tjerë nën dry qenë kyçur
Thëllëzë ti kur më pate vizituar
Akoma tetëmbëdhjetë pranvera
Ti më erdhe nga një botë qielli
Thëllëzë, ti më solle një rreze dielli
Me zërin tënd kur ti këndove
Unë si kisha plotësuar

You Might Also Like