LAJME

Policia apelon për kujdes të shtuar

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në kushte dimri, sikurse që ka apeluar edhe për kujdes të shtuar sidomos nga mërgimtarët që mos t’i lënë gjërat e tyre në vetura, ngase po ndodh që veturat po thyhen nga keqbërësit.

Ja postimi i plotë i policisë:

Me qellim te vetedijesimit te qytetareve per te ruajtur jeten dhe pronen e tyre ju  lutemi  te publikoni apelin e Drejtorise Rajonale te Policise Gjilan qe ne kete kohe te dimrit vozitesit ti kushtojne vemendje kushteve atmosferike dhe gjendjes se rrugeve me qellim te shmangies se aksidenteve ne trafik ku po rrezikohet jeta dhe prona e tyre.

Po ashtu ne kohen kur shume bashkeatdhetare  me vetura private vijne per festa te fundvitit,kerkojme nga ta qe gjate kohes kur shkojne per shoping neper qendrat e medha tregtare,te kene kujdes qe veturat e tyre ti mbyllin,sendet me vlere te mos I ekspozojne si telefonat celulare,qanta,rroba te shtenjta dhe gjera tjera me vlere sepse mund te bien viktima te demtimit dhe vjedhjes nga vetuart e tyre.

Policia e Kosoves do te shtoje prezencen e saje ne  afersi te parkingjeve te qendrave tregtare me qellim te parandalimit te vjedhjeve nga veturat, por kujdesi I shtuar I vozitesve do ta lehtesoje punen e policise dhe do te kontribuoje ne  parandalimin e  synimeve te elementeve kriminale qe atakojne pronen e tyre.

Me miresjellje ju lusim qe ta publokoni fletepalosjen tone te cilen e kemi shperndare per bashkeatdhetaret tane gjate sezones verore.

 

Me respekt,

 

Nënkolonel Shaban AZIZI

You Might Also Like