Komunikacion

Policia e Kosovës shton masat e kontrollit në trafikun rrugor 

Në muajt e verës kemi shtimit të numrit të automjeteve në qarkullimin rrugor e për pasoj dhe shtimit të aksidenteve në trafik.  Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje. Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke implementuar Plane Operative dhe plane tjera Vepruese  gjatë sezonit veror, duke parë situatën e krijuar dhe humbjes së jetës apo edhe lëndimeve të rënda trupore, janë marrë masa shtesë duke krijuar një TASK FORCË, e cila do të merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor. Qëllimi kryesor i kësaj TASK FORCE është që të ndikohet direkt preventimin dhe  në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, me prezencë më të shtuar dhe mbulim të terrenit non stop në të gjitha pjesët dhe të gjitha akset rrugore të rajonit tonë, Policia e Kosovës përfshirë njësite shtesë të policisë do të jem të pranishëm njëzet e katër orë me të vetmin qëllim preventimin e aksidenteve por njëkohësisht duke aplikuar masën zerotolerancë ndaj shkelësve të ligjit dhe rregullave të trafikut rrugorë.

Andaj, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me të gjitha njësitet tjera relevante vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht  te shoferët e automjeteve, që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, pasi që këto norma janë vendosur si preventivë  për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

You Might Also Like