KRONIKË E ZEZË

Policia jep hollësi rreth zjarrit te ish-“Bezi”

Me 27 tetor 2020, rreth orës 10:03 këtu në Gjilan , në një shitore me veshmbathje (rroba) ka shpërthyer një zjarr.

 

Pas marrjes se informatës patrullat policore, dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë ne vendin e ngjarjes.

 

Zjarrfikësit kanë filluar lokalizimin e zjarrit.

 

Policia e Kosovës në perimetër të caktuar është kujdesur për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe banorëve për rreth.

 

Rreth orës 14:00 zjarrfikësit kanë arrite ta bëjnë lokalizimin e tërësishëm te zjarrit, nuk raportohet për të lënduar.

 

Vlera e dëmit sipas pronarit është e konsiderueshme.

 

Rrethanat e shpërthimit të zjarrit janë duke u hetuar.

You Might Also Like