Gjilan

Policia po ndalon kontrabandën në kufi

Policisë e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, sot kanë pritur Kryetarin e këshillit Lokal të fshatit Karaqevë e Ulët,  Selver Lenjanin.

Ky takim u realizua në vazhdën e festimit të “Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut rrugor”.

Banorët e fshatit Karaqevë e ulët, përmes kryetarit të këshillit Lokal të fshatit të tyre, për Policinë e trafikut rrugor kanë ndarë një mirënjohje të veçantë për punën dhe përkushtimin që policia e Kosovës Njësitet e Trafikut Rajonal bëjnë në parandalimin e aksidenteve me fatalitet dhe lëndime trupore.

Zotëri Lenjani përmes kësaj mirënjohje shpreh falënderim të veçantë duke lavdëruar punën dhe përpjekjet e Policisë së Kosovës në përkushtimin e tyre që të kemi sa më pak aksidente ose të mos ketë fare.

Në takim është çmuar lartë edhe puna që bënë Zyra e Policisë së Kosovës e hapur në këtë fshat të brezit kufitar që pa dyshim është ndihmë e madhe në parandalimin e akteve kriminale.

 

You Might Also Like