KRONIKË E ZEZË

Policia: Therje, mashtrim e vjedhje

Policia e Kosovës në Gjilan ka raportuar për tri raste të ndodhura këtyre ditëve që janë evidentuar në Rajonin e Gjilanit.

Në Zhegër të Gjilanit pa ndonjë arsye një person është therur me thikë në pjesën e femurit edhe atë nga shoku i tij. Viktima ka marrë tretmanin mjekësor në Emergjencë, pas tretmanit është liruar. Është konsultuar Prokurori kujdestar, pas deklarimit i dyshuari është liruar.

Në Gjilan, në rrugën “Esat Berisha” dy ankues kanë raportuar se  janë mashtruar nga një person i panjohur të cilit i kanë paguar nga 4000  para të gatshme për të marrë vizën italiane dhe për të shkuar në Zvicër, për të punuar . Të njëjtit janë kapur në kufirin Serbi-Hungari ku u janë konfiskuar “vizat” dhe janë kthyer në Kosovë.

Në Miresh të Gjilanit është raportuar për një vjedhje të rëndë. Një ankues i ka thënë policisë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë verore të tij, pos dëmeve në shtëpi i kanë vjedhur edhe pajisjet në banjë, po ashti i kanë dëmtuar (prerë) shtyllën elektrike dhe nga aty i kanë vjedhur kabllon e rrymës. Sipas ankuesit vlera e dëmit është rreth 1200 € .

 

 

You Might Also Like