Futboll

Portierët e Gjilanit, Olti Ismajli dhe Petrit Terziu pjesë e Përfaqësueses së Kosovës

Klubi i Gjilanit, gjithmonë ka qenë vatër e portierëve cilësorë, kjo falë punës së mirë që bëhet në këtë klub. Disa prej tyre ishin pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës në futboll, sic është Faton Maloku, që tashti është pjesë e Kukësit në Shqipëri. Rrugës së Malokut po shkojnë edhe dy portierë të rinj, Olti Ismajli dhe Petrit Terziu, të cilët janë ftuar në përfaqësuesen e Kosovës për grupmoshat e tyre.

Në një njoftim të faqes zyrtare të SC Gjilani është thënë se dy portierët e akademisë së futbollit të Gjilanit, Petrit Terziu dhe Olti Ismajli, janë ftuar nga përfaqësueset e shpresave U19 dhe U16

Olti Ismajli, i cili u grumbullua me Kosovën U16, ka përfunduar me sukses grumbullimin e kësaj gjenerate, ku qëndruan për disa ditë në Dubai dhe zhvilluan dhe disa ndeshje miqësore kundër skuadrave si Belgjika dhe Çekia.

Kosova U19 e cila po qëndron në shtetin Italian, përkatësisht në Romë, po merr pjesë në turneun “Roma Caput Mundi”, ku ditën e djeshme zhvilloi ndeshje me ekipin e moshave të Lazios dhe portieri ynë Petrit Terziu, ishte protagonist në takimin i cili pas vazhdimeve u mbyll në 2 me 2, dhe në penalti fitoi ekipi romak, ku Terziu priti një prej penaltive.

Ftesat e këtyre dy futbollistëve nuk janë të vetmet, ku edhe më parë në adresën e Gjilanit kishte pasur ftesa për lojtarët e akademisë së SC Gjilani.

 

You Might Also Like