Futboll

Press konferencë e trajnerit Ardian Nuhiu dhe kapitenit Ardian Limani

Njoftim i plotë nga FC Drita
Sapo ka perfunduar press konferenca ne prag te ndeshjes me ekipin e Sileks ne kuader te Europa League
Ardian Nuhiu: Do te jete nje ndeshje e veshtire, Sileksi ka bere ndeshje te mira viteve te fundit, gjithashtu jane ne perparsi sepse jane ne ritem te ndeshjeve pasi ka filluar kampionati ne Maqedonin e Veriut per dallim nga ne qe ende nuk kemi filluar kampionatin dhe nuk kemi pas te drejt te zhvillojme edhe ndeshje miqesore.
Gjithsesi ne jemi gati per kete ndeshje, do te bejme maksimumin, futbollistet jane gati dhe besoj shume ne grupin e lojtareve.
Ardian Limani: I kemi bere te gjitha pergaditjet per kete ndeshje, e mira e jone eshte qe jemi ne gjendje te mire fizike sepse nuk jemi ndalur se punuari. Atmosfera eshte e mire ne grup dhe mezi po presim kete ndeshje. Do te bejme maksimumin dhe besoj ne rezultate pozitive nga kjo ndeshje.

You Might Also Like