Viti

Produktet e Fabrikës së Stiroporit ”Daka Therm” në Pozharan shumë të kërkuara në tregun edhe të shteteve të rajonit

Fabrika e Stiroporit “DakaTherm’ në Pozharan, pas sukseseve biznesore dhe të prodhimeve cilësore dhe kualitative që nga fillimi I punës së saj, tashmë ka arritë që të zgjëroj kapacitetet e veta prodhuese duke nis punën edhe të një linje të re të prodhimit atë të XPS Stirodor.

Ibrahim Ostërgllava, njëri nga menagjmentet e kësaj fabrike I cili këtë fabrikë e udhëheq edhe me stafin e tij,drejtues të djemëve të tij, Arsimit, Avniut dhe Artonit, flet për gazetën tone për fillimin e ndërtimit të kësaj fabrike si dhe vendimit për ndërtimin e kësaj fabrike.”

E filluam punën me një buxhet jo edhe aq te lartë por ia arritëm qëllimit falë edhe angazhimeve tona si dhe tejkalimit të sfidave dhe problemeve që na përcillnin.Nisëm punën për prodhim të Stiroporit në

një objekt të vjetruar dhe jo aq të përshtatshëm dhe duke parë se investimet fillestare ishin të qëlluara bëmë edhe investime shtese dhe kështu tani pas afër 10 vitesh arritëm që të jemi të pranishëm jo vetëm në tregun kososvar por edhe të rrisim edhe eksportin e prodhimeve tona edhe në shtetet e Rajonit sin ë Maqedoni ,Shqipëri eetj,shpreheet Ibrahim Ostërgllava.

E Arsim Ostërgllava, i cili merret me mbikqyrjën e prodhimit dhe të plasimit të prodhimeve nga Stiropori dhe të vijëssë re të prodhimit që është lëshuar në prodhim gjatë muaajit mars të këtij viti, si produkt “XPS Styrodor” që është shumë i kërkuar në shprehet i kënaqur me ecurinë si të prodhimit ashtu edhe të plasmanit në treg të këtij produkti.

Ai shprehet se nevojat për produktet e Fabrikës “Daka Therm” janë të mëdha ,dhe cdo ditë nga Poligoni i kësaj frabrike nisin rrugëtimin e tyre kontigjente të shumta të kamionëve të cilët bartin produktet e Stiroporit dhe te Stirodorit për nw vendin e destinimit përkatëssisht tek kerkesat që i janë bërë kësaj fabrike për produke.Vlene të theksohet se me produktet tona janë të furnizuara të gjitha rajonet e Koësovës e tani kemi edhe kerkesa shtesë si dhe kemi rritë edhe plasmanin e eksportimit në tregjet e shteteve të rajonit” thotë Arsimi Ostërgllava. Do theksuar se në këtë Fabrikë ësht rritë edhe numri i punëtorëve si dhe procesin

e prodhimit ashtu edhe të shitjës dhe tani e një kohë të gjatë në këtë fabrikë punohët në dy ndrrime dhe në këtë mynyrë është zbut edhe numri i të papunëve.

Fabrika e Stiroporit dhe XPS Stirodorit “DakaTherm” është shembull i prodhimeve të kualitetit dhe cilësisë së lartëë cilat janë mjaft të kërkuara në treg.Të theksojmë edhe këtë se kjo fabrikë me produktet e veta ishte prezente edhe në Panairin e produkteve të veta në Prishtinë që është mbajtur në Prishtinë ku produktet dhee prodhimet e veta i kishin ekspozuar edhe simotra të saj por që interesimi më i madhe ishte për afaristët veqmas për produktin XPS Stirodor i kësaj fabrike thekson Arton Ostërgllava menagjer financiar i kësaj fabrike. Aziz Zuka

You Might Also Like