OPINION

Profa në sytë e një fëmije!

Fitim Guda

Në vitet e 90-ta, në kohën e ndryshimeve të mëdha historike, në kohën e kthesave të mëdha, padyshim emri më i përfolur në familjet kosovare ishte Prof. Hajrullah Gorani!
Në  ato kohë të turbullta, të ndejave të gjata mbasdarke, tema e cila dominonte ishte se si do të mbijetonin familjet pas rekomandimit të profës, për mos pranimin e masave të dhunshme, e rrjedhimisht largimit nga vendet e punës!
Sa do të zgjaste kjo situatë ishte pyetja me e shpeshtë!
I strukur në qoshe të dhomës, i dëgjoja të mëdhenjtë se si flisnin për problemet e kohës, për hallet dhe sfidat që na presin!
Ne sytë e një fëmije prof. Hajrullah Gorani ishte figura më e urryer e kohës!
Me logjiken e një fëmije shpesh pyesja veten, se kush ishte ky njeri, pse duhet dëgjuar këtë njeri, kush e kishte dërguar këtë njeri!
Edhe në fakultet kisha një ndjenjë refuzimi për profën, sidomos kur fliste me ëndje për tranzicionin e sistemeve, edhe pse e kisha kuptuar kontekstin historik!
Me kalimin e kohës e kuptova që profa ishe duke luftuar për një kauzë të shenjtë dhe se me të gjithë qenien e vet ishte vendosur në shërbim të atdheut!
Pusho në paqe prof i dashur!

You Might Also Like