Viti

Projektit Aftësimi për Punësim Rural mbështetet bizneset vitiase në ngritje të kapaciteteve

Nën organizimin e Zyrës Për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB) të Komunës së Vitisë dhe Projektit Aftësimi për Punësim Rural (APR), i cili mbështetet nga Helvetass Intercooperation në Kosovë, sot në Viti, është mbajtur punëtoria me bizneset e komunës së Vitisë në të cilën janë diskutuar nevojat e bizneseve për trajnime dhe ngritje të kapaciteteve prodhuese. Ibrahim Ramaj, drejtor komunal për zhvillim ekonomik, ka thënse qeveria komunae më në krye kryetarin Sokol Haliti, krahas projekteve tjera një fokus të veqantë i ka dhënë edhe mbështetjes së bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese në zhvillimin e veprimtarisë së tyre me qëllim të zbutjes së shkalllës së papunësisë. “Si qeveri komunale jemi të interesuar që me kapacitetet tona ekzistuese si dhe në bashkpunim me donatorë të ndihmojmë bizneset si në ngritje të kapaciteteve profesionale ashtu edhe atyre për shtimin e prodhimit”, ka thënë Ramaj, duke potencuar se në këtë drejtim komuna i ka dhënë mbështetje të plot ZIMB që ajo tëpunoi ngushtë me bizneset që të arrihet zbutja e shkallës së panunësisë. E, Vlora Katrati, zyrtare e projektit për aftësim dhe punësim rural, ka theksuar se ky projekt që nga viti i kaluar ka filluar të mbështesë komunën e Vitisë edhe në aspektin e punës me biznese , dhe në këtë drejtim krahas mbashtetjes që ii ofrohet zyrës komunale për biznese , këtë vit planifikon edhe përkrahjen e drejtpërdrejtë për biznese. Kurse, Mentor Rexhepi, përzgjegjës i ZIMB-së në Viti, është shprehur se zyra krahas ofrimit të përkrahjes për biznese që ofrhet nga projekti për aftësim dhe punësim rural, është në shërbim të biznese që ato të përfitojnë edhe grande tjera që kanë të bëjnë me gjenerimin e vendeve të reja të punës. Përfaqësuesit e bizneseve të Komunës së Vitisë, janë shprehur të kënaqur me mbështetjen e ofruar jo vetëm nga ky projekt por edhe donatorët tjerë, dhe kanë shprehur interesimin për ngritje të kapaciteteve të tyre në aftësimin dhe punësimin e punëtorëve të rinj në ndërmarrjet e tyre. Aziz Zuka.

You Might Also Like