OPINION

Propozohet heqja e TVSH-së nga energjia elektrike

Fakti se qmimet e energjisë elektrike po rriten, paralajmërimet se edhe në vazhdim do të ketë ngritje, i bënë qytetarët e Kosovës të shqetësohen, prandaj kërkohet që në këtë drejtim të mirren masa nga qeveria, të krijojnë politika që të zvogëlojnë edhe ashtu barrën e rëndë ndaj qytetarëve që i’u është vënë, sidomos kur vie qështja ndaj konsumit ditor të energjisë elektrike, por edhe të shumë artikujve tjerë elementarë, dhe që më pas ato zvogëlojnë konsumin e të mirave elementare, pakojnë shportën e tyre dhe ulin mirëqenien e tyre në përgjithësi.

Së fundi masën e marrë nga Qeveria Çeke ndaj qytetarëve të saj, duhet t’a konsiderojë si mundësi edhe Qeveria e Kosovës, nga e cila buron një ide shumë e mirë, vendim që përfitojnë qytetarët çekë në mënyrë direkte, duke u hequr TVSH-në e cila është 21 në % në Energjinë Elektrike për dy muaj, me mundësi rishqyrtimi dhe vazhdimi.

Qeveria e Kosovës këtë ide duhet t’a ketë parasysh dhe t’a konsiderojë si një mundësi lehtë e realizueshme edhe në Kosovë.

Heqja e TVSH-së për muajt e dimrit do t’a ndihmonte gjendjen ekonomike të rënduar të qytetarëve dhe bizneseve, duke i shtyrë ata që mjetet e dedikuara për shpenzimin e energjisë t’i orientojnë në konsumin e përditshëm të tyre.

Masat që Qeveria duhet t’i ketë të gatshme në çdo kohë, por edhe shembujt e mire të shteteve tjera, që konsiderohen si ndihmë direkte dhe në interes të qytetarëve, duhet t’i marrë për bazë, t’i analizojë dhe më pas disa prej tyre të gjejnë zbatim edhe në Kosovë, natyrisht duke marrë për bazë të gjitha mundësitë dhe rrjedhat e faktorëve sigurues të energjisë elektrike.

Shkruan: Msc. Skender Berisha

You Might Also Like