Futboll

Prurje të reja në KF Vllaznia nga Pozharani

Anëtari më i ri i Vala Superligës pasi kishte kryer punën me prurjën e parë në rradhët e veta, anësorin Alban Rexhepi nga skuadra e Dritës, ku sipas fjalëve të tij në Dritë nuk ishte i vlerësuar sa duhet.

Alban Rexhepi në të kaluarën ka luajtur për dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Gjilanin dhe Dritën, ndërkohë karrierë ka bërë edhe jashtë vendit tek skuadra e Laçit në Shqipëri.

Rexhepi është prezantuar në stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në prani të drejtorit sportiv Agon Pira.

Sipas Besim Halimit, kryetar I KF Vllaznia kjo skuadër ka vendosur që të jetë sa me e përforcuar në gaarat e Supërligës.”deri më tash kemi zyrtarizuar pvetëm përuaarjën e parë Alban Rexhpin ndarsa dy pruerjet e radhës janë nga Ferizaj , fjala është për mesfushorin defansiv Elbasan Thaqi dhe për sulmuesin Shkëmbim Salihu “ ka thënë Besim Halimi.

Salihu sezonin e fundit e ka luajtur tek skuadra e Ferizajt, ndërkohë në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të Gjilanit. Ai shquhet për efikasitetin e golave, ndërkohë që mban rekordin në sezonin e fundit së bashku me futbollistin e Gjilanit, Betim Haxhimusa, duke realizuar katër gola në një ndeshje të vetme.

Edhe Elbasan Thaqi vjen nga skuadra e Ferizajt. Mesfushori gjigant luan rolin e shkatërruesit dhe pritet të jetë një blerje mjaft e qëlluar e Vllaznisë pasi pikërisht aty kishte nevojë më së shumti edicionin e

shkuar. Edhe Elbasan Thaqi vjen nga skuadra e Ferizajt. Mesfushori gjigant luan rolin e shkatërruesit dhe pritet të jetë një blerje mjaft e qëlluar e Vllaznisë pasi pikërisht aty kishte nevojë më së shumti edicionin e shkuar. Drejtuesit e Vllaznisë kanë paralajmëruar edhe ardhje të tjera. Shume shpejt priten tw zyrtarizohen edhe dy transferet e reja, Ardian Selimi dhe Labinot Shabani tw cilet kanw arritur marrveshje me klubin mirpo nuk kane mundur tw jenw tw pranishem sot gjat publikimit te transfereve.

Klubi gjithashtu ka arritur marrveshje edhe me dyshen Afrikane, Muhamed Bangura dhe Andre Kamara qe pritet te dielen ne mbremje te jene ne Pozheran./ Aziz Zuka

You Might Also Like