Viti

Pse duhet të votohet për deputete kandidatje e LDK-së  Fatbardha Emini ?

Fatbardha  Emini, nga Pozharani, aktualisht  Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Dega në Viti, edhe zyrtarisht  është nominuar kandidate për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Znj. Emini, për dy mandate radhazi është kryetare e FG-së në Viti, ku nën udhëheqjen e saj FG është cilësuar si ndër më të suksesshmit. Nga udhëheqja e suksesshme si kryetare e FG-së përgjatë këtyre viteve, ka ndikuar që edhe gratë e këtij forumi të fitonin pa kuotë si asambleiste në zgjedhjet e fundit lokale. Me rastin e kandidimit të saj kandidate për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës,duke njoftuar opinionin dhe qytetarët për këtë ajo përmes një statusi të saj në FB ka shkruar :

 

Të nderuar miq, familjarë dhe qytetarë të dashur!

Me këta rreshta që po shkruaj edhe  zyrtarisht dua të ju njoftoj për kandidaturën time për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, e nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Viti. Dua të potencoj se

kandidimi im vjen pas një angazhimi shumëvjeçar në LDK.

Është nderë dhe privilegj i madh, por edhe përgjegjësi të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputet në LDK, listë e kryesuar nga kryeministrja e ardhshme, e Kosovës znj.Vjosa Osmani.

Nr. im është 42
Na priftë e mbara dhe suksese !
Dalshim faqebardhë.
Me respekt Fatbardha  L.Emini

 

Pak biografi për kandidaten

 

Fatbardha Emini, Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, dega në Viti, edhe zyrtarisht nominohet kandidate për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Znj. Emini, për dy mandate radhazi është kryetare e FG-së në Viti, ku nën udhëheqjen e saj FG është cilësuar si ndër më të suksesshmit. Nga udhëheqja e suksesshme si kryetare e FG-së përgjatë këtyre viteve, ka ndikuar që edhe gratë e këtij forumi të fitonin pa kuotë si asambleiste në zgjedhjet e fundit lokale.

Gjatë angazhimit shumëvjeçar, znj. Emini nga viti 2004-2010, ishte nënkryetare e Forumit rinor, ndërsa nga viti 2012 vazhdon të jetë anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në vitet 2010-2013 ishte asambleiste nga radhët e LDK-së në Viti.

Nga viti 2015-2018 ishte Drejtoreshë në Drejtorinë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi.
Aktualisht është Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë.
Ka përfunduar studimet Master në Fakultetin Juridik të Universitetit te Prishtinës.
Bursiste e Fondacionit Gjerman KAS- të CDU-së.
Nga viti 2009-2015 ishte Sekretare e Përgjithshme në Kolegjin “Gjilani”.

Nga viti 2011-2018 ligjëruese në Departamentin e Juridikut në Kolegjin “Gjilani”.

Gra dhe ju vajza të respektuara të komunës sonë dhe më gjerë  anëtare të LDK-së:
Ju ftojmë të na bashkoheni në fitoren e madhe, si dhe në përkrahje të kandidates sonë znj. Fatbardha Emini.
Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë!
Me respekt,Forumi i Gruas së LDK-së në Viti. Kështu thuht veq tjerash në një postim në FB nga FG I LDK-së dega në Viti. E ne në këtë shkrim do të shtonim edhe se këto dhe shumë përvoja tjera profesionale, por edhe  ato që cekem më lartë , tregojnë se kandidatura e Fatbardha Eminit është e merituar, serioze dhe e nevojshme për një përfaqësim të denjë në Parlamentin e Republikës së  Kosovës me bindjen e plotë se një kuadër e tillë një profesioniste e dalluar e ka vendin në bankat e Kuvendit të Kosovës, sepse ‘’zëri” i saj padyshim se do të jetë gjithnjë aktiv dhe do të dëshmohet për qytetarin dhe interesin e tyre në mbrojtjen e qytetarit dhe të shtetit të Kosovës. Ngase duke e parë katrahurën që arsimi në nivel qendrorë eskaloi në total si pasojë e keqqeverisjes së kaluar, lindi nevoja që Lidhja Demokratike e Kosovës të reflektoj me kuadrot e saj nëpër çdo degë të saj, ku si rezultat i kësaj edhe Vitia duhet të përkrahë fuqishëm numrin 42, numër ky që ngërthen në vete një përvojë pozitive menagjeriale, reflektuese me pozitivitet të cilën e gëzon vetëm Fatbardha Emini dhe se qytetarët e kësaj komune por edhe më gjerë aspak nuk duhet të hezitojnë për t’i dhënë votën kësaj kandidateje.  Aziz Zuka

 

Legjenda : Dy foto të kandidates për deputete zonj.Fatbardha Emini

 

 

 

 

You Might Also Like