Shëndeti

Punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Gjilan, pa paga që nga tetori 2016

Punëtorët shëndetësorë  të QKMF-së në Gjilan, rreth 62 syresh (6 mjekë, dy stomatologe, dhe pjesa tjetër, teknikë medicinalë), që nga muaji tetor i vitit 2016, edhe më tej mbeten pa paga mujore.  Kështu ka pohuar Enver Murtezi, nga komisioni për Shëndetësi i degës së PDK-së në Gjilan. Në një kumtesë dërguar gazetarëve është thënë se sipas një projekti të Karitas – Kosova, për “përkujdesin shtëpiak”, të nënshkruar ndërmjet Karitas – Kosova dhe kryetarit të Komunës, ishte  arritë një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi,   me afat njëvjeqar, me mundësi vazhdimi, për pagesën e stafit mjekësor dhe teknik medicinal.

 

Fillimisht ishte numër më i vogël, i kufizuar i punëtorëve shëndetësor, mirëpo, pas zgjerimit-rritjes së këtij numri, në 63 syresh (madje 4 prej tyre nuk janë fare punëtorë të QKMF-së), kryesisht me militant të LDK-së dhe familjarë të autoriteteve të komunës dhe menagjmentit të QKMF-së, është pamundësuar pagesa e mjekëve dhe teknikëve medicinal, sipas kësaj marrëveshjeje, tash e katër muaj.

 

Aq më keq, për shkak të rritjes së këtij numri, jashtë marrëveshjes, ka ndodhë zbritja e pagës së  stafit shëndetësor, nën standardin e pagave në nivel vendi.

 

Vlenë të theksohet se, sipas kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, komuna participon me mbi 70%, Ministria e Shëndetësisë me rreth 20%, kurse Karitas-Kosova, me rreth 10%.

 

Përderisa, QKMF nga kodi i vet buxhetor ka mjete financiare për të derdhë në projekte tjera të komunës, siç është projekti i ndriçimit publik, e në anën tjetër, punëtorëve të vet nuk u ipen pagat që nga tetori i vitit të kaluar.

 

Prandaj, kërkojmë nga kryetari i komunës, z. Lutfi Haziri, që sa më parë t’a kryej obligimin e tij ligjor, të paguaj pagat e mbetura të punëtorëve shëndetësor të QKMF-së, sipas përgjegjësisë që ka marrë përmes kësaj marrëveshjeje.

 

 

 

 

 

 

You Might Also Like