Te ndryshme

Punëtoria RADAR

Organizata joqeveritare Peer Educators Network – PEN, gjatë muajit dhjetor e ka mbajtur punëtorinë PONDER, e cila kishte për qëllim zhvillimin e aftësive për medimin kritik dhe shkrim dhe leximin medial, duke përfshirë aftësimin e adoleshentëve dhe të rinjve në identifikimin e lajmeve të vërteta dhe atyre të pavërteta. Kjo punëtori zgjati pesë ditë dhe u mbajt në formatin online. I tërë procesi përfundoi me sukses, ku më pas pjesëmarrësve i’u mundësua angazhimi në punë praktike në media të ndryshme në Kosovë, për një periudhë një mujore. PONDER është program i UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe implementohet në partneritet me OJQ PEN. E gjithë eksperienca e kësaj punëtorie, pjesëmarrësve i’a dha mundësinë që t’i zhvillojnë më shumë aftësitë e pranimit të informatave të përditshme si dhe atyre shkollore, në mënyrë që t’i dallojnë informatat e sakta nga ato të pasakta. Duke parë interesimin e të rinjve për t’i ndjekur këto punëtori tejet relevante edhe me kohën dhe shpërthimin e mediave online, organizata PEN rikthehet me një tjetër punëtori, e cila kësaj here vie në formatin fizik. Fjala është për punëtorinë RADAR, e cila organizohet për të rinjtë e komunës së Lipjanit dhe Gjilanit. Ajo që e dallon RADAR-in nga PONDER është jo vetëm fakti se mbahet fizikisht, por ka edhe një program më të zgjeruar e atraktiv si dhe mundësi pune praktike tre mujore. Aplikimet për punëtorinë me të rinjtë nga Lipjani, tashmë janë mbyllur. Por, aplikantët nga Gjilani, ende e kanë mundësinë të bëhen pjesë e kësaj punëtorie. Duke konsideruar atraktivitetin që kishte PONDER mund të imagjinojmë se sa fitim-prurëse, edukative si dhe argëtuese do të jetë punëtoria RADAR, prandaj inkurajojmë të rinjtë e Gjilanit të aplikojnë dhe mos ta humbin këtë mundësi. Kjo punëtori mbështetet nga PEN si pjesë e projektit Amplifikimi i Zërave Lokalë për Zhvillim të Barabartë dhe financohet nga Fondi i Qeverisë Britanike për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri. Për të aplikuar, duhet ta plotësoni formën e dhënë në linkun më poshtë: https://forms.gle/xHst11ioVgEYrCjh6

Autore: Jona Kallaba, Kledia Mehmeti

You Might Also Like