Trashëgimi

Pushka e Hoxhë Lipovicës i dhurohet Muzeut të Gjilanit

Stërnipi i Hoxhë Lipovicës dhe përtëritësi i emrit të tij, Jusuf Baftjari dhuratën më të vlefshme familjare e atdhetare, e dhuroi për Muzeun e Gjilanit – pushkën e Hoxhë Lipovicës, Njeriut që deri në frymën e fundit të jetës u angazhua dhe luftoi për shqiptari. Një gjë të tillë e ka bërë me dije Sabit Rrustemi, zyrtar për promovim në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan.

Jusuf Baftijari, i njohur si Hoxhë Lipovica (1883-1948) ishte një luftëtar i paepur i çështjes Kombëtare.

Historiani dhe studiuesi, Mr. Sc. Aliriza Selmani, për shumë vite ka shfletuar dokumentacionin për këtë figurë të ndritur kombëtare dhe ka bërë një studim për këtë personalitet, duke ndriçuar shumë nga të dhënat që nuk ishin ditur më parë. Punimin e tij, të botuar më herët mund ta gjeni në linkun:

http://kryelajmi.com/2016/10/15/ne-perkujtim-te-atdhetarit-te-devotshem-jusuf-baftjari-alias-hoxhe-lipovica-1883-1948/

You Might Also Like