Gjilan

Qemajl Mustafa: Artani ishte dhe do të mbetet njëri nga shembujt më të mirë të një punëtori të përkushtuar

Në mesin e shumë ikjeve të miqëve e bashkëqytetarëve tanë në botën tjetër përgjatë këtij viti të mbrapshtë, ja edhe një boshllëk e një ftohtësi në zemrat tona me ikjen e profesorit tonë të çmuar Artan Bunjakut.
Artani ishte dhe do të mbetet njëri nga shembujt më të mirë të një punëtori të përkushtuar, të një miku e shoku të veçantë, të një qytetari të urtë, me kulturë e me sjellje brilante.
Ne që e njohëm, do ta kujtojmë përherë për këto virtyte të rralla që Artanin e bënin NJERI TË VËRTETË në kuptimin e plotë të fjalës.
Si i tillë që ishte, Artani do të na mungojë përherë.
Ngushëllime në emrin tim.dhe në emër të degës së PDK në Gjilan për familjen Bunjaku e në veçanti për bacën Hasan, për mësuesen Lumnije e për fëmijët.
Ngushëllime për ikjen në amshim të nënës së Artanit e për bashkëshorten e bacës Hasan poashtu.
Të dy bashkë, u prehshin në qetësinë e pafundme të Parajsës së Zotit.

You Might Also Like