Sportet me dorë

Qendra amerikane arrin në KB Drita

Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani është përforcuar në pozitën e qendrës, aty ku kishte pasur më së shumti mangësi. Ekipi nga Gjilani, që mëton kthimin në elitën e basketbollit kosovar, ka rikthyer në radhët e veta lojtarin amerikan  Laurence Edward Donelson

Ky lojtar edhe në të kaluarën kishte luajtur me KB Drita nga Gjilani dhe kishte lënë mbresa të shkëlqyeshme.

Pas pjesës vjeshtore, KB Drita nga Gjilani zë vendin e tretë me 12 pikë të tubuara nga 7 ndeshje. Para saj janë KB Borea me 14 pikë dhe KB Vushtrria me 13 pikë.

 

 

You Might Also Like