Shëndeti

QKMF e Vitisë është furnizuar me vaksina të nevojshme sezonale

Përmes një njoftimi menaxhmenti i QKMF-së në Viti, ka njoftuar të gjithë qytetarë e Komunës së Vitisë se ky institucion është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal. Njoftimin e ka bërë të ditur për medie drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor, Vjollca Kadolli.

Sipas saj, nga sot QKMF në Viti është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal. Prandaj, nga data 01.10.2018 të gjitë qytetarët mund të vaksinohen me këtë vaksinë, në këto termine dhe ate :prej orës 8.30-14.30 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti-Reparti i Vaksinimit,Kati i I. Kjo vaksinë preferohet për personat me moshë të shtyrë, sëmundje kronike si dhe ata me imunitet të dobësuar”, thuhet në njoftimin e saj.Aziz Zuka

You Might Also Like