Shëndeti

QMF në Pozharan bëhet më një autoambulancë të ndihmës së shpejtë për herë të parë

 

 

Pas shumë kërkesave të qytetarëve të Pozharanit ,por edhe të fshatrave që gravitojnë në QMF–në Pozharan e cila ka disa kohë që punon dhe është në shërbim të pacientëve 24 orë, më në fund kjo QMF-ë, është bërë me autoambulancë  dhe do të jetë në shërbim të saj, për pacientët që kanë nevojë të ndihmës së shpejtë për tu dërguar në Spitalin rajonal në Gjilan apo në QKUK në Prishtinë, këtë lajm e kanë mirëpritur të gjithë qytetarët.

Sipas njoftimit që është  bërë përmes Zyrës për Informim në Viti,  Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institucionet komunale në Viti, që nga dita e djeshme ka mundësuar që të ofrohen shërbimet me autoambulancë në Qendrën Mjekësore Familjare në Pozharan.

 

E Drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr.Vjollca Kadollit, ka theksuar se duke parë si shumë të nevojshme shërbimet e autoambulancës në QMF në Pozharan, që nga dita e djeshme është mundësuar një gjë e tillë.

“Jemi akorduar me kryetarin e komunës dhe drejtorin e shëndetësisë që të dërgojmë një autoambulancë në Pozharan, e cila do të jetë në shërbim prej orës 08.00-15.00.Kështu që tash e ata që kanë nevojë për tu trajtu urgejntisht ne qendra mjekësore relevante me nuk do të kenë nevojë të presin që autoambulanca të vjen nga QKMF –ja e Vitisë por do të kenë shërbimin aty për aty.

Ky orar do të jetë tani për tani, meqenëse  mungojnë kushtet teknike për orar të plotë. Mirëpo, ne shpresojmë që në të ardhmen e afërt të kemi një orar të plotë, ku do të kemi autoambulancën 24 orë në shërbim”, tha drejtoresha Kadolli.Aziz Zuka

You Might Also Like