Shëndeti

Qytetarët e Pozharanit kërkojnë që të hapet Reparti i Stomatologjisë në objektin e ri të QKMF-së

Pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të banorëve të Pozharanit por edhe të atyre të 10 fshatrave që gravitojnë në këtë lokalitet më të madh të komunës së Vitisë, për ndërtimin e objektit të ri shendetësor në këtë lokalitet ku gravitojnë mbi 15 mijë banorë, kjo kërkesë është realizuar dhe objekti i ri u ndërtua nga mesi i këtij viti.

Objekti i ndërtuar është mjaftë modern dhe sipas standardeve që kërkohën dhe mjaftë modern e funksional. Por aktualisht në këtë objekt funkcionojnë vetëm disa shërbime të nevojshme si ai i mjekwsisë familjare dhe reparti i Emergjencës i cili punon c është vërteta 24 orë. Por një kërkesë imediate e shtrojnë para kompetentëve të komunës së Vitisë qytetarët e Pozharanit dhe të fshatrave që gravitojnë në këtë fshat që sa më parë që është e mundur të hapët edhe reparti i Stomatologjisë.

Vlen të theksohet se Reparti i stomatologjisë ka funksionuar edhe në vitet e hershme të 70 –ta edhe atë kur personeli shëndetësor punonin në një objekt të vjetruar dhe në kushte shumë më të këqija për punë. Se është kështu dëshmojnë edhe qytetarët më të vjetër të këtij fshati. Idriz Zuka, rreth të 80-ve shprehet se funksionimi i repartit të stomatologjisë është nevojë imediate për banorët e Pozharanit në objektin e ri.”Kjo është e nevojshme sepse reparti i Stomatologjisë ka funksionuar edhe para 40 viteve e tani “ thotë Idriz Zuka. Për të funksionuar ky repart ekzistojnë tani të gjitha kushtet e nevojshme si nga ana e kushteve ashtu edhe të kuadrit sepse stomatologë ka mjaftë të cilët në pamundësi që të gjejnë punë bredhin rrugëve sit ë papunë. E qytetarët janë të detyruar që të udhëtojnë për nxjerrjen e një dhëmbi apo për mirëmbajtjen e dhëmbëve të udhëtojnë deri në Viti dhe anasjelltas rreth 20 kilometra!!!.

Më së shumti nevojë për hapjen e këtij repart kanë shtresa e varfër e qytetarëve të cilët për të nxjerr ta zëmë një dhëmbë duhet të paguan edhe deri në 15 euro në ambulancat private stomatologjike e nevojë po kanë edhe qytetarët e pushuar, pensioneret etj. Aziz Zuka

You Might Also Like