Futboll

Qyteti i Gjilanit nikoqir i festivalit të madh të futbollit

Qytetarët e Gjilanit me 18 shkurt tek stadiumi me bari artificial në periferi të qytetit, do të kenë mundësi të përcjellin Festi Football (festivalin e futbollit), të grup moshave të reja U-8 e U-9 duke filluar nga ora 10:00.

Ky festival i futbollit për grup moshat e reja do të organizohet nën patronatin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit dhe FFK-së.

Siç bëjnë të ditur organizatorët e këtij festivali të futbollit i cili mbahet për herë të parë në shtetin e Kosovës por edhe atë Rajonal do të marrin pjesë 16 skuadra.

Hapësira  e stadiumit do të jetë 30×25, ndërsa ndeshja do të zgjat 8 minuta, ndërsa një skuadër duhet ti ketë 5 futbollist dhe 2 zëvendësues.

Trajneri i mirënjohur, Franck Bettulat, i cili do ta drejton këtë “Festi Football” i cili jeton dhe vepron në shtetin e Francës, është mjaft i lumtur që ka mundësi përvojën e tij si trajner ta shpërndaj tek këto grupmosha.

“Është një nder dhe kënaqësi e veçante së pari që shteti i Kosovës na ka dhënë mundësinë që për herë të parë në historikun e saj ti mbledh këto grupmosha për ta shpalosur cilësinë e tyre, këso “Fest football” në shtetin e Francës vazhdimisht organizohen duke parë nga afër talentin që kanë këto grup mosha që një ditë të afërt do ta prezantojnë vetën e tyre në arenën ndërkombëtare”.

Ndërsa zyrtari  për Sport në komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, i cili është edhe Kryetar i Lidhjes Rajonale të Gjilanit po ashtu është i lumtur për  grumbullimin  e këtyre grup moshave.

“Ne si Lidhje Rajonale së bashku me FFK vazhdimisht jemi dhe në vazhdimësi do të jemi për ta shpalosur talentin e këtyre futbollistëve të rinj por të talentuar, vetëm në këtë mënyrë me organizime të tilla ne mundemi të ecim drejt futbollit modernë ndërsa trajnerin nga Franca, Franck Bettulat i cili është me origjinë shqiptare i jemi mirënjohës që përvojën e tij profesionale do ta shpalos tek futbollistët e rinj kosovarë”.

Siç bëjnë të ditur organizatorët për këtë “Festi Football” (festivali i futbollit), është interesimi jashtëzakonisht i madh nga të gjitha klubet e Kosovës, ndërsa të gjithë futbollistët do të shpërblehen me nga një medalje.

You Might Also Like