Gjilan

Rajoni i Gjilanit llogaritet rajon model për gjithë Kosovën në aspektin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare

Më 22 Nëntor 17 rrethe orës 10:00, në njërën nga sallat e “Valit Ranch”, është mbajte një “Puntori” një ditore nga ana në Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim (OSBE), në Kosovë, mbështetur nga ana e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale në Gjilan.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Komunat e Rajonit të Gjilanit si: si nga Policia e Kosovës, Zyrtarë Komunal, Këshilla Komunale për siguri në bashkësi, Zyrtarë komunal për Komunitete dhe kthim, Këshilla Lokale Rinore, përfaqësues të të gjitha Bashkësive fetare, përfaqësues të Shoqërisë civile, si dhe ekipe nga KFOR-i për ndërlidhje dhe monitorim.

Përfaqësuesi i misionit të OSBE-së Z.James Lyon, dhe oficer të tjerë të lartë që monitorojnë sektorin për siguri publike thanë se “Rajoni i Gjilanit llogaritet rajon model për gjithë Kosovën në Aspektin e bashkë jetesës dhe tolerancës fetare”.

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Nën Kolonel Shaban Azizi, tha se “Policia e Kosovës është e përkushtuar në mbrojtjen e rendit dhe ligjit si dhe krijimin e një ambienti të qetë të sigurt dhe me perspektivë për të gjithë”, Policia e Kosovës ka vepruar gjithmonë me përkushtimin ma të madhe në zbardhjen e çfarë do rasti çofshin “Krime të urrejtjes” apo çfarë do rasti qoftë që ndikon në “Tolerancën ndër etnike”. Edhe krerët e bashkësive fetare lavdëruan punën e Policisë së Kosovës, dhe se ndonjë rast i ndodhur ma herët u tha se kanë qenë të izoluara dhe në as një formë nuk mundë të prishet fryma tolerante në mes të bashkësive fetare në rajonin tonë.

Gjatë punëtorisë u dhanë edhe “Konkluzione që kjo frymë shembull e bashkë jetesës dhe Tolerancës të avancohet për mes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët të Qytetarëve, dhe gjithë partnerëve tjerë të Sigurisë.

You Might Also Like