Futboll

Ramadanit i vie keq që herët u ndeshën me Dritën

Trajnerit të Feroniklit nuk i ka ardhur mirë që kaq herët në garat për kupë janë ndeshur me ekipin e Dritës, ngase pikërisht nga ekipi gjilanas kanë pësuar me rezultat 3:0.

“Ndeshja nuk luhet vetëm 45 minuta e ne vetëm në pjesën e parë ishim të mirë. Në pjesën e dytë n aka munguar koncentrimi. Duke e parë fushëm ne e denim se një gol mund të vendos e ne pranuam tre. Ne gabuam dhe u ndëshkuam. U munduam ta barazojmë rezultatin e pranuam edhe dy gola të tjerë. Nuk është me rëndësi rezultati, por ne u eliminuam nga garat e kupës dhe lëshuam rastin që të shkojmë më larg”, tha Ramadani.

You Might Also Like