LAJME

Raporti 24 orësh i prokurorisë

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur
gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer
veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto
vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të
përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve’’, ‘’ Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja
e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Vjedhja grabitqare’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e
narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndët trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

You Might Also Like