KRONIKË E ZEZË

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 29 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur
dyzetenëntë (49) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të
prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar dhe
një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar njëzet (20) persona të dyshuar dhe ka
ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së
paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për kryerjen e veprave të
ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri dhe
ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1)
personi dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë
kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të
ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi
të pandehur dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria
Speciale
Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat
– 12-13 5-7 2-2 16-16 1-1 9-11 4-6 49-56
Ndalimet – 20 3 – – 1 – – 24
Paraburgimet (apo masa
tjera): kërkesat – personat
– – 1-1 1-1 1-1 – – 1-1 4-4
Bastisjet – – – – – – – – –
Sekuestrimet – – – – – – – – –
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2)
persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën
penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vetëgjyqësia”, një (1) person me dyshimin se ka
kryer veprën penale “Kanosja”, tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”
dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale
“Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja
e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale
“Prezantimi i rremë si person zyrtar” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në
familje”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të
njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll
ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe pesë (5) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në
rrahje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto
vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale
“Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim
të paautorizuar të armëve”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin se të
njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka
kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës
kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen
e veprës penale”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndimi i lehtë trupor ”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për
veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1)
personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të
paligjshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për
këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope
ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Zjarrëvënia’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1)
person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për
veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra
penale:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope
ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së
paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut
publik”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave,
për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

You Might Also Like