Gjilan

Rashiti: Gjilani është bërë simbol i largimit, i ikjes dhe i fikjes

 

“A ka gjë më të turpshme dhe më të rëndë se sa kur institucionet e vendit dhe shtetit tënd, japin “me qira” infrastrukturën publike në mbështetje të emigrimit për qytetarë e vet, për të ikur sa ma larg edhe për mos tu kthyer më asnjëherë në vendin e tyre. Çfarë perspektive mund të shohin familjet tona, kur shohin se si komuna e tyre lejon organizimin e institucionalizuar për të ikur nga Kosova”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së.

Sipas tij, mu në Teatrin e Gjilanit komuna ka lejuar të bëhet biznes, për të organizuar këtë “festival” tre ditor për të aplikuar për emigrim në Lotarinë Amerikane. Kjo ka gjasë edhe të quhet si e arritura më e madhe e qeverisjes komunale, duke i ftuar të rinjtë dhe familjet tona që të aplikojnë për të ikur larg e më larg.

Kjo dëshmon se Gjilani është bërë simbol i largimit, i ikjes dhe i fikjes. Kjo qeverisje e katandisur nuk ofron asnjë mundësi minimale për qytetarët e saj që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dihet çfarë fluksi të largimit bënë qytetarët e Gjilanit para dy viteve nëpërmes kampeve të Hungarisë. Ndërsa sot po shohim ikjen e institucionalizuar që po organizohet në qendrën e qytetit, me këtë qasje qytetarët tanë po shohin fikjen e shpresës për qytetarët e Gjilanit.

Në mungesë të projekteve zhvillimore për një mundësi punësimi dhe për një jetë normale, komuna e Gjilanit shihet se si ka degraduar deri në skajshmëri. Për tri vite ende nuk është gjendje vetëm të shkruaj e hartoj në letër, një strategji të zhvillimit ekonomik, e lëre më të bëhet fjalë për strategji të realizueshme e cila do të krijonte një perspektivë për bizneset, të punësuarit, kuadrot profesionale, të rinjtë dhe familjet tona.

Së paku për këto tri dite po shohin gjallëri në Teatrin e Gjilanit, jo për shkak të mbështetjes financiare për realizimin e ndonjë projekti për shfaqje apo për zhvillimin e aktiviteteve kulturore të këtij institucioni, por për arsye edhe ma të rëndësishme, ma madhore, ma nacionale dhe ma patriotike.

You Might Also Like