KRONIKË E ZEZË

Rastet policore që karakterizuan javën e shkuar

“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria E Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore gjatë 24 të fundit të datës 04 Gusht 2020, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar dyqind e tetëdhjetë e tetë forma (288) , (fletë paraqitje) për mos respektim të këtyre masave.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate

Në Gjilan janë shqiptuar gjithsejtë njëqind e katër dhjet e shtatë (147) forma që u janë dorëzuar inspektorëve sanitar ose edhe janë shqiptuar direkt gjatë bashkëveprim me ta në terren.

Të gjithë këta persona janë takuar nga policia duke mos i përfill vendimin e qeverisë.

—————————————————————————————————————-

Rastet e evidentuara nëpër komunat e DR të policisë në Gjilan:

Nga Komuna e Gjilanit njëqind e katër dhjet e shtatë (147) fletë paraqitëje, nga Komuna e Kamenicës njëzet e dy (22), nga Komuna e Vitisë gjashtëdhjetë (60), nga Komuna e Kllokotit trembëdhjetë (13) , Komuna Novobërdës dy (2), dhe nga njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet tjera mbështetëse janë evidentuar katër dhjet e katër (44) raste.

Në pesë (5) raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistua inspektorët sanitar Komunal.

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën të gjithë ata që takohen duke mos i zbatuar këto masa ndaj tyre do të ndërmerren veprime të parapara me ligj .

————————————————————————————————————————

“Dhunë në Familje”

Me 04 gushtë 2020 rreth orës 21:20 I dyshuari Shqiptar Shtetas i Kosovës pas një mosmarrëveshje që ka pasur me prindin e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij me ç’ka i shkakton lëndime trupore.

Viktima posedon edhe raportin mjekësor mbi lëndimet e marra.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit ndalohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti në PTh.

——————————————————————————————————————

“Posedim i Pa autorizuar i narkotikëve, Substancave psikotrope Anologe”, nen i 269, i KPRK-së

Me 04 gusht 2020, rreth orës 16:20, nga Policia e Kosovës, njësitet e specializuara anti Drogë që veprojnë në Gjilan, kanë ndalur dhe arrestuar të dyshuarin Shqiptar shtetas i Kosovës, ku gjatë kontrollit te i njëjti është gjete substancë e dyshuar narkotike që dyshohet të jetë e llojit Heroin ku pas matjes ka rezultuar 0.7 gram.

I dyshimti ka rezistuar ndaj hetuesve policor duke tentuar që edhe ta shkatërroj substancën e dyshuar narkotike, me gjithë rezistimin është arrit që i dyshimti të futet nën kontroll dhe të arrestohet, po ashtu dëshmia e konfiskuar të ruhet si provë materiale për gjykatë.

I dyshimti është intervistu në prezencë të mbrojtësit zyrtar.

Ndaj tij me vendim të prokurorit të shtetit është caktu masa e ndalimit për 48 orë, i ngarkuar për “Posedim i Pa autorizuar i narkotikëve, Substancave psikotrope Anologe”, nen i 269, i KPRK-së.

Rasti është duke u hetuar.

You Might Also Like