Sportet me dorë

RC Cola Drita e nis kampionatin me fitore

 

 

RC Cola Drita, ekipi i meshkujve në basketboll, që sivjet është riorganizuar e ka nisur kampionatin në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.

Drita ka shënuar fitore në xhiron e parë ndaj ekipit nga Prizreni, New Basket në ndeshjen e luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Rezultati i ndeshjes ishte 72 – 67 në favor të ekipit nga Gjilani.

Në RC Cola Drita janë deklaruar se u mbetet që t’a përmirësojnë lojën dhe të bëjnë paraqitje edhe më të mira në ndeshjet e radhës.

 

You Might Also Like