Sportet me dorë

RC Cola Drita mëson kundërshtarin në finalen e play-offit

Klubi i Basketbollit RC Cola Drita nga Gjilani ka mësuar kundërshtarin në finalen e play-offit, ndeshje që do të përcaktojnë se cili ekip në mënyrë direkte do të inkuadrohet në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Këtë të shtunë skuadra e Istogut e mposhti AS Prishtinën me rezultat 83-73 në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Play Offit dhe u kualifikua në finale të Ligës së Parë.

Derisa Istogut iu deshën tri ndeshje për të prekur finalen, RC Cola Drita në dy ndeshje kishte mposhtur ekipin Marigona Hill nga Prishtina.

Humbësin e finales e pret ballafaqimi me Trepçën, e cila ende nuk e ka të sigurt mbetjen në Superligë, por në bazë të cilësisë që ka pritet që ajo të mbetet edhe më tej në elitë. Kryelajmi.com.

You Might Also Like