Sportet me dorë

RC Cola Drita mposht Lipjanin me rezultat treshifror

RC Cola Drita ka mposhtur KB Lipjanin me rezultat treshifror në ndeshjen e luajtur në Lipjan, ku gjilanasit ishin mysafirë.

Pas 40 minutave lojë erdhi në fitore bindëse e RC Cola Drita me rezultat 100 – 70, pra plot 30 pikë epërsi për mysafirët.

Deri më tashti Drita ka shënuar 2 fitore dhe një humbje dhe për momentin zë vendin e dytë, pra është në mesin e katër ekipeve që do të luajnë në play-off.

Loja e radhës do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 15:00 në Palestrën e Sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan kundër ekipit Megasport nga Prizreni.

You Might Also Like