Sportet me dorë

RC Cola Drita play-offit do t’ia nis nga pozita e parë

Klubi i Basketbollit RC Cola Drita, play-offin do ta nis nga pozita e parë, pasi që në ndeshjen vendimtare, me të dytin në tabelë ka fituar me rezultat të ngushtë 87:85.

Edhe kësaj radhe, te ekipi vendas më së shumti pika ka shënuar amerikani Xavier Barmore, i cili pos 35 pikëve pati edhe gjashtë kërcime, gjë e cila e bëri atë lojtarin më të dalluar të ndeshjes. U dalluan edhe Qëndrim Demi me 23 pikë e pesë asistime, sikurse edhe Arijan Mehmeti, i cili pati 15 pikë, por edhe 12 kërcime.

Kjo është fitorja e 16 rresht e KB RC Cola Drita. Ajo kishte pësuar vetëm një humbje në xhiron e parë dhe tashti ajo ka një të arritur prej 16 fitoreve e një humbjeje, derisa në pozitën e dytë është Istogu me 14 fitore e 3 humbje. /kryelajmi.com/

You Might Also Like