Sportet me dorë

RC Cola Drita shënon fitore dhe përkohësisht merr kreun e tabelës

 

Basketbollistët e RC Cola Drita nga Gjilani kanë shënuar edhe një fitore në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll. Në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, RC Cola ka mirëpritur ekipin Megasport nga Prizreni, të cilin e ka mposhtur me rezultat 90 – 76.

Deri më tashti nga katër ndeshje të luajtura, RC Cola Drita ka tri fitore të shënuara dhe një humbje.

 

Te ekipi vendas më i dalluari edhe kësaj radhe ka qenë Qëndrim Demi, i cili ia ka dalë të shënojë 25 pikë, 13 asistime dhe 5 kërcime, derisa te ekipi mysafir është dalluar lojtari i tyre Ensar Muriqi me 22 pikë.

Pas kësaj ndeshje, Drita është në pozitën e parë me 7 pikë, por ka një ndeshje më shumë se konkurrentët e saj.

Në xhiron e radhës ekipi gjilanas do të përballet me ekipin Marigona Hill Prishtina.

You Might Also Like