Sportet me dorë

RC Cola Drita sjell amerikanin Xzavier Barmore

Njëra prej ekipeve pretendente kryesore të Ligë së parë, për inkuadrim në Superligën e Kosovës në basketboll, RC Cola Drita është përforcuar me lojtar të huaj.

Gjilanasit kanë shtuar në ekip basketbollistin amerikan, Xavier Barmore, i gjatë 1.83cm dhe i cili luan në pozitat fundore.

Barmore në dy stinorët e fundit ka qenë pjesë e kolegjit amerikan, “Aiken Pacers”, në NCAA, duke luajtur me mesataren prej 12.1 pikëve, 2.8 kërcimeve e 2.8 asisteve.

Lajmin për kalimin e Barmore tek Drita e ka zyrtarizuar agjensioni që e ka nën-menaxhim basketbollistin në fjalë.

Skuadra e Dritës stinorin vjeshtor të Ligës së Parë e ka mbylli në pozitën e dytë me 17 pikë, 8 fitore e 1 humbje dhe në pranverë synon kalimin në elitën e basketbollist kosovar.

You Might Also Like