Komunikacion

Reagim i Degës së AAK-së në Viti ndaj anulimit të kyçjes së Vitisë në autostradën “Arben Xhaferi”

Në një komnikatë në formë Reagimi, të lshuar nga Kryetari i Degës së AAK-së në Viti, z.Faruk Nura, rreth vendimit të sotëm skandaloz të Qeverisë së Kosovës për anulimin e Vendimit të qeverisë Hradinaj për Kyqje në austostradë të komunës së Vitisë, ka reaguar ashpër, Dega e AAK-së në Viti, përkatësisht ish Zv/ministri nga kjo komunë në Qeverinë Haradinaj, z.Faruk Nura.

Në këtë reagim veq tjerash thuhet : “ Diskriminimit të komunës së Vitisë dhe qytetarëve të saj si duket nuk po i vjen fundi. Sipas një njoftimi zyrtar që është bërë nga Qeveria, kjo qeveri ka vendos ta Anuloj një Vendim i cili dëmton rëndë qytetarët e Komunës së Vitisë dhe se ata nuk do të mund të kyqën në autostradën “”Arbër Xhaferi” .Me këtë vendim skandaloz të marrë sot Qeveria Kurti u mohon realizimin e një kërkese të drejtë të banorve dhe bizneseve të kësaj komune për të pasur qasje në autostradë.

Edhe pse kryeministri Kurti ishte shprehur se është kundër autostradave të mbyllura, ai ka shkelur premtimin e tij duke i lënë banorët dhe shumë biznese vitiase pa qasje në autostradë, me paratë e të cilëve është ndërtuar kjo e fundit.
“” Qeveria Kurti në mënyrë arbitrare dhe diskriminuese në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot me datë 06.03.2020 ka anuluar këtë vendim, duke lënë pa qasje në autostradë rreth 60,000 banorë të komunës së Vitisë dhe me mijëra biznese që operojnë në këtë komunë.Edhe njehere u vertetu se si edhe me pare me disa vendime tjera edhe kësaj radhe që kjo komunë diskriminohet.Njoftojmë opinionin se Dega e AAK-së në Viti si dhe anëtaarët dhe simpatizantët e saj si edhe qytetarët dënojnë këtë veprim dhe se si pasojë e situatës së krijuar do të priten reagime të ashpëra që të kundërshtojnë një vendim të till
Me protesta paqësore duke bllokuar qarkullimin në autostradë “”Arbër Xhaferi” deri në realizimin e kerkeses së tyre legjitime për të pasur kyqje na fshatin Gërlicë.
Qasja diskriminuese ndaj qytetarëve të Vitisë e nisur sot nga qeveria Kurti, nuk do të tolerohet, pasi kyçja në këtë autostradë është jetike dhe emergjente si për banorët, ashtu edhe për bizneset e kësaj komune,thuhet veq tjerash në reagimin e Faruk Nurës kryetar I Degës së AAK-së në Viti.Aziz Zuka

You Might Also Like