Gjilan

Reagon PDK: Po merren vendime joligjore

Me këtë komunikatë duam t’ju informojmë se grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Gjlanit, sot me datë 19 Qershor 2020, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (si autoritet për monitorimin e ligjshmërisë së vendimeve dhe akteve të kuvendeve dhe të kryetarëve të komunave), ka bërë kërkesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal 01. Nr.016-41543 të datës 05.06.2020 e që ka të bëjë me nërhyrjen e paligjshme në destinimin e parcelave 03872-0 dhe 03878-0 përmes (siç thuhet në vendim) REVIDIMIT TË PJESËRISHËM të planit rregullues urban në fuqi “Qendra – Zona 1”. Këto parcela i takonin, zonës ku ishte e vendosur dikur KRM “Higjiena” (pas Muzeut të qytetit, e që me planifikimin në fuqi janë pjesë integrale e hapsirës së muzeut dhe e sheshit të qendrës mbi “Lumin Mirusha”).
Një kopje e kërkesës i është dërguar edhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) sepse ky vendim bie ndesh edhe me Ligjin për trashëgiminë kulturore të RKS.
Ne, grupi i këshilltarëve të degës së PDK në Gjilan, me përkushtim e kemi përcjellur qasjen e gabuar shumëvjeçare të kryetarit Haziri dhe të kryesueses së KK te planifikimi hapsinor i qytetit por edhe te proceset tjera të komunës. Ndërhyrjet e paligjshme të udhëheqjes komunale në prishjen e planeve rregulluese janë bërë rutinë e përhershme dhe sjellje injoruese, autoritare e arrogante ndaj opozitës dhe shoqërisë së komunës në përgjithësi. Bëhet ridestinimi i hapsirave brenda planeve rregulluese në fuqi (meret hapsira per shkollë, për kopsht të fëmijëve, për lodra, për shesh, për gjelbrim… dhe u lihet në disponim ndërtimeve të larta) . Përveç kësaj, në vazhdimësi shkilen vijat ndërtimore të planeve rregulluese, revidohen kushtet e ndërtimit, jepen kushte dhe leje me tejkalime të normës ndërtimore etj. Krejtë kjo, bëhet me qëllim të joshjes së interesave të konjukturës pranë kryetarit duke i manipuluar e mashtruar investitorët të cilët, më së paku janë fajtorë në krejtë këtë marifet.
Revidimi i pjesëshëm i planeve rregulluese në fuqi është konfirmuar disa herë i jashtëligjshëm nga MMPH. Këto konstatime të MMPH i kanë ardhur komunës përmes MAPL.
Komuna me kokëfortësi i ka injorue rekomandimet e MMPH për anulimin e këtyre vendimeve dhe kthimin te respektimi i planeve autentike të cilat, me ligjin për planifikimin hapsinor të Kosovës 04/L-174 nuk guxojnë të preken pa kalue 5 vite nga miratimi i tyre dhe nuk guxojnë të lëndohen me ndërhyrje të pjesërishme e tinzare (pa procedurë e pa diskutim të gjithanshëm profesional e publik për krejtë planin si tërësi).
Konstatojmë me keqardhje se me këtë rast, dhe në vazhdimësi, kryetari i komunës, bashkë me kryesuesen e kuvendit, kryesuesin e komitetit për urbanizëm e planifikim dhe me drejtorin e urbanizmit, kanë bërë shkelje sistematike të planifilimit rregullues urban e që është shkelje e ligjit për planifimim hapsinor dhe në rastin për të cilin po flasim sot, e kanë shkelur edhe ligjin për trashëgiminë kulturore të RKS.
Ligji për Trashëgiminë Kulturore 02/L-88 e mbron qartë hapsirën rreth objekteve të kualifikuara për mbrojtje. Objekti i Muzeut të qytetit që është i njohur si “Objekti i Kajmekamllakut”, ka kohë që është në listën e oblekteve të mbrojtura.
Dispozitat e këtij ligji nuk lejojnë çfarëdo ndërhyrje ndërtimore në distancë më të vogël se 50m nga perimetri (vija e jashtme) e objektit andaj bazuar në krejtë atë që u tha deri këtu, konstatojmë se vendimi i lartëcekur është plotësisht i jashtëligjshëm.
Në vazhdim, grupi i këshilltarëve të PDK, është i angazhuar që të vazhdojë me zbardhjen e parregullsive dhe, në bashkëpunim me të gjitha grupet tjera në opozitë por edhe me secilin këshilltar në KK pa dallim, të kërkojë shpjegime e të bëjë denoncime në instancat administrative dhe penale të RKS.
Me punë të përhershme, të hapur e të sinqertë ndaj njëri tjetrit, jemi të sigurtë që ne, këshilltarët e kuvendit të komunës, udhëheqjen anarkike të komunës mund ta detyrojmë të sillet brenda normës ligjore dhe ti respektojë detyrimet ligjore për transparencë të plotë e për demokraci.

 

You Might Also Like