Futboll

Reagon SC Gjilani: Gjyqtarët na dëmtuan

REAGIM
Skuadra jonë më shumë se nga kundërshtarët e pëson nga referimi, ku në dy javët e para të pjesës së dytë kampionale u dëmtua dy herë nga gjyqtarët, në përballjet e sotme kundër Llapit dhe asaj kundër Feronikelit në xhiron e kaluar.
Pamjet të cilat i kemi publikuar flasin të kundërtën e vendimeve të tyre, me ç’rast ato ndikuan direkt në rezultatet e këtyre dy ndeshjeve.
E nisim me penaltinë e sotme, ku qartë duket se futbollisti i Llapit, Arbnor Ramadani, e ndal brenda zonës me dorë topin e goditur nga futbollisti ynë Muhamed Useini, e për çudi as gjyqtari kryesor Alban Shala e as ndihmësit e tijë nuk reaguan fare, duke mos sinjalizuar lojë me dorë brenda zonës së Llapit.
Rasti i dytë është nga ndeshja Feronkeli-Gjilani, ku gjatë një aksioni sulmuesi ynë, Arbër Çyrbja pranon topin nga mesfushori, Muhamed Useini, e që në pamje duket se Çyrbja gjindej në pozit të rregullt mirëpo kësisoj nuk menduan gjyqtarët e takimit, duke ndaluar lojën si pozitë të pa rregullt edhe pse sulmuesi ynë ishte mbi një metër brenda në lojë.
Bëjmë thirrje Federatës dhe organeve kompetente që të kontrollohen këto lëshime dhe të mos na përsëriten javë pas jave pasi gabimet e tilla po na kushtojnë me ndeshje.
Ne gjithashtu ditën e nesërme edhe zyrtarisht do ti drejtohemi me ankesë FFK-së, ku do të kërkojmë përgjegjësi për këto gabime qe po na përsëriten ç’do javë.
SC GJILANI
Gjilan, 21 Shkurt

You Might Also Like