Arti pamor

Restaurohet Murali 3D në objektin e shtëpisë se kulturës  nga artistët e shoqatës SHFA “Gursel Sylejmani”

 

 

 

Artistët e Shoqatës së Artit Figurativ “Gursel Sylejmani” nga Vitia në krye me kryetarin e kësaj shoqate, z. Mervan Mustafa, gjatë fundjavës kanë punuar në restaurimin e muralit 3D në qytetin e Vitisë.

Punimet në restaurimin e kësaj vepre artistike i ka vizituar Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala me përgjegjësin e Kulturës, Ismet Sejdiu.

 

Drejtori Lala i ka përgëzuar ata për punën që po bëjnë në ruajtjen e vlerave artistike në qytetin e Vitisë. “Falënderoj artistët vitias për përkushtimin dhe përkujdesin e tyre që të ruajnë vlerat artistike në Viti.

 

Restaurimi i këtij murali zbukuron qytetin e Vitisë por edhe Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, prandaj kjo nismë e tyre është për t’u përgëzuar”, u shpreh Drejtori Lala.

Aziz Zuka

 

You Might Also Like