Futboll

Rexha fundos Vllazninë

Zëvendësuesi  Kastriot Rexha, ka arritur që të jetë më meritori në fitoren e Dritës ndaj Vllaznisë së Pozharanit, ngase shtatlarti Rexha, që u inkuadrua në pjesën e dytë, ia ka dalë që të shënojë tri herë në portën e pozharanësëve.

Pas një pjesëloje të parë të zhvilluar me disa gjysmëraste, në pjesën e dytë trajneri Bekim Isufi në vend të Liridon Lecit ka inkuadruar Kastriot Rexhën dhe kjo që në minutën 49 ka dhënë fryt, ngase pas një shpërthimi nga e majta dhe harkimit në brendi, ka qenë Rexha që është shkëputur me kokë dhe mbi duart e portierit mysafir ia ka dalë të shënojë.

Goli i dytë i Dritës ka ardhur në minutën 84, kur Fazliu, që ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ka shpërthyer nga e majta, ka harkuar në brendi dhe në vendin e duhur u gjet Rexha, që e futi topin në portën e zbraztë.

Adhuruesit e Dritës po i gëzoheshin golit të dytë, kur në minutën 87 ka ardhur edhe goli i tretë. Kësaj radhe nga e djathta ka depërtuar Kukaj, ka harkuar në anën e kundërt dhe sërish Rexha u gjet aty ku duhej dhe me urti futi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 3:0.

You Might Also Like