OPINION

Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha nuk ishin dy ishin Kosova ishin Shqipëria

izmi  Shkruan: Izmi Zeka

Janari në histori ishte gjithmonë i acartë. Dy bilbileje të kombit në mes natës së 11 dhe 12 janarit u përballën me forcat shovene Serbe në “Kodrën e Trimave” në një luftë të pabarabartë. Rexhepi dhe Nuhiu i kënduan lirisë por edhe vdiqën duke i kënduar lirisë. Ata vunë themelet e luftës së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 33 vite më parë. Për ta armët ishin rruga dhe zgjidhja e vetme për tu çliruar njëherë e përgjithmonë. Ranë ashtu si ishin nisur me armë në dorë. Sot heronjtë prehen të qetë. E qetësia e tyre është amanet për brezat e sotëm që lirinë dhe shtetin ta duam dhe ta ruajmë si sytë e ballit. Ata ranë por ideali i tyre sot është rrugë nga duhet ecur.

You Might Also Like