KRONIKË E ZEZË

Rrihen dy vëllezër, pëson i treti

Dy vëllezër janë përfshirë në një rrahje mes veti, kurse më sëe keqi nga ta ka pësuar vëllai i tretë që kishte ndërhyrë për t’i ndarë ata.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abdullah Presheva” në Gjilan, në një rast që policia e kishte cilësuar si dhunë familjare.

Sic ka theksuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Njësitet sektoriale nga stacioni policor i Gjilanit i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se kishte ndodhur dhunë në familje, ku ishin zënë mes veti dy vëllezër me banim këtu në Gjilan, për t’i ndarë ka ndërhyrë vëllai i tretë, por ky i fundit qëllohet prej njërit nga ta me kaçavide në shpinë dhe dërgohet në emergjencë.

Me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga të dyshimtit ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshimti tjetër është në kërkim të policisë.

 

You Might Also Like