KRONIKË E ZEZË

Rrokulliset traktori, humb jetën 46- vjeçari

Policia e Kosovës ka bërë me dije për një vdekje aksidentale, ku në fshatin Sedllar të Kamenicës një qytetar ka humbur jetën pas rrokullisjes me traktor.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke folur për rastin ka bërë me dije se, policia e Kosovës në Kamenicë kishte pranuar një informatë për një aksident ku është rrokullisur një traktor dhe një person është i lënduar. Në vendin e ngjarjes me urgjencë kishin dalë njësitë nga policia dhe ndihma e shpejtë, por mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes vetëm ka mund me e konstatua se një qytetar (1972) është pa shenja jete.

“Nga hetimet e para në vend tê ngjarjes dyshohet se viktima ka humbë kontrollin mbi mjetin e tij, traktorin, dhe është rrokullisur në mal, në fshatin Sedllar te vendi i quajtur “Ramaden’’ deri sa ishte duke bartur dru nga një vend në një vend tjetër”, ka thënë Hashani.

Me urdhër të prokurorit, trupi pajetë dërgohet në IML dhe rasti i referohet NJHR-së. Hetimet rreth rastit janë duke u udhëheqë nga hetues rajonal.

You Might Also Like