ARSIMI

Safet Rexhepi dhe 20 kuizat e tij me radhë nga lënda e gjeografisë

Në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan, dje, para një numri të shkollarëve dhe profesorëve të gjerografsisë e të tjerë, u mbajt Kuizi i diturisë nga lënda e Gjerografisë në mes të pesë klasave të kësaj shkolle qytetit. Me këtë rast, Sefet Rexhepi, profesor i gjeografisë, njëherit udhëheqës i kuizit në fjalë tha para shkollarëve dhe kolegëve të tij se, ky kuiz i diturisë mbahet për nder të Festës së Tokës dhe shkuarjes së tij në pension. “Sa për një informim të shkurtër po ua bëj me dije se, gjer më tani, me shkollarët e gjimnazit (të gjimnazit vjetër e të ri), kam organizuar 20 kuize nga lënda e gjeografisë, të cilat kuize i kam mbajtur me vullnet dhe në të mirë të shkollarëve.

Kësaj here, siç u shpreh Safet Rexhepi, profesor i gjimnazit, në kuiz garojnë pesë klasa, si janë: XII-1,2,4, 5, 8. Këto shkollarë të këtyre klasave janë më të dalluar në lëndën e gjeografisë. Andaj, kësaj here, në kuizin e diturisë nga lënda e gjeografisë, si klasë më e mirë u dallua klasa XII-1, e cila solli 71 poena. Kjo është klasa ime, e cila mori “primatin” si klasa më e dalluar e kësaj vatre të diturisë. Por, të shtojmë edhe këtë se, edhe klasat tjera të këtij gjimnazi treguan mjaft sukses. Jam i kënaqur me dituritë e tyre”.

Në këtë kuiz të diturisë morën pjesë edhe disa profesorë nga Universiteti i Prishtinës. Në mesin e tyre ishte edhe Dr. Tefik Basha, profesor i gjeografisë. Ai tha se, sot ndihem tejet i kënaqur me suksesin që kanë treguar shkollarët e këtij gjimnazi. “Me lejoni t’i flas disa fjalë, sepse këta shkollarë, të cilët garuan sot në mes vete, meritojnë që të gjithë të vijnë në degën e gjeografisë në Prishtinë për të vazhduar studimet e rregulltas të kësaj fushe të dijes. Unë jam i kënaqur me përgjigjet e tyre në këtë kuiz të diturisë. Njëherit, shprehi kënaqësinë time që sot u gjenda këtu që të dëgjoj nga afër njohuritë e shkollarëve të rij rreth gjeografisë, e cila lëndë është më atraktive për të gjithë njerëzit. Gjeografia është lëndë joshëse, sepse njeriu e shijon natyrën, ujin, malet, fushat, pasuritë, ambientin dhe hapësirën ku jetojmë. Pra, ta njohësh vendin, lumenjtë, pasuritë e vendit, numrin e lumenjve si të Kosovës po ashtu edhe të Shqipërisë, është një arritje e mirë, për të mos thënë se është një ecje shumë përpara.

Edhe Safet Rexhepin, profesorin e gjeografisë dhe udhëheqësin e kësaj gare të diturisë, e përgëzoj dhe i uroj pensionim të shëndetshëm dhe lumtur në jetën e tij”.

Bekim Mustafa, drejtor, tha se, ky gjimnaz e ka një “datëlindje” të re, por rezultatet dhe sukseset nuk i mungojnë. “Jam i kënaqur me dituritë e shkollarëve tanë, të cilët, ndonëse janë maturantë, dituritë e dijes nga gjeografia nuk i kanë lënë anash, por i pasurojnë çdo ditë e më shumë. Uroj shkollarëve tanë të ecin sigurt me dituritë e tyre në rrugëtimin e mëtutjeshëm të quajtur – jetë”.

Të shtojmë edhe këtë se, Tefik Basha, profesor universiteti, për shkollarët e kësaj gare nga gjeografia, nxënësve fitues ju dhuroi disa libra nga fusha e letërsisë dhe historisë, të autores Sabile K. Basha, profesoreshë. Po ashtu, edhe drejtori e kësaj vatre të diturisë, nxënësve në fjaleu dhuroi nga disa vepra nga gjeografia. Ishte ky kuizi i 20-ti me radhë i organizuar nga Safet Rexhepi, profesor para pensionimit./Tefik Selimi

 

You Might Also Like