Viti

Së shpejti në Viti do të rivitalizohët objekti i vjeter i administratës komunale

* Për këtë qëllim sot është nënshkruar Marrveshjtaa tripalëshe për financim në mës të MAPL-së,Komunës së Vitisë dhe Organizatës “Helvetas Sëiss Intercooperation”

*

*

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, “Helvetas Swiss Intercooperation” dhe Komuna e Vitisë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Rivitalizimi i ndërtesës së komunës së Vitisë.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me këtë rast ka pritur në një takim sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafë Ukimeraj dhe sekretarin e Ministrisë së Integrimeve Kushtrim Cukaj, me të cilët kanë biseduar për shumë tema me rëndësi, që

kishin të bënin për një funksionalizim sa më të mirë të Institucioneve komunale, realizim të projekteve të gjithmbarshme, si dhe hartimin dhe mbështetjen e projekteve të reja të komunës së Vitisë.

Nevoja për përmirësimin e kushteve të punës në Institucionet komunale, respektivisht rivitalizimi i objektit të komunës , ishte ndër temat kyçe të këtij takimi, që karakterizoj edhe më nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëfinancim të këtij projekti, që kap shumën 212.743.30 euro.

Në bazë të kësaj marrëveshje, MAPL nga buxheti i saj i vitit 2019, financon këtë projekt në shumë prej 129.521.00 euro, kurse komuna do të bashkë financoj në shumë prej 83,221.30 euro.

Qëllimi i bashkëfinancimit me donator për skemën e grandeve, bazuar në performancën komunale është stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performancës së tyre në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integritetin.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritanishëm, kryetari Haliti, ka nderuar me nga

një mirënjohje sekretarët e të dyja Ministrive, ndërkohë që edhe në emër të Ministrisë së Integrimeve, Sekretari Kushtrim Cukaj i ndau një dhuratë kryetarit Haliti për punën dhe rezultatet e mira që ka treguar gjatë qeverisjes së tij.

Aziz Zuka

You Might Also Like