Te ndryshme

Seferasit nuk e harrojnë trollin e tyre stërgjyshor

Para tri vjetësh, seferasit, si një, dolën në fshatin e tyre dhe u çmallën me ato male, fusha, ara, pyje, njerëz të afërm, por edhe me ato shtëpi që i kishin lënë në mëshirën e kohës. Pra, fshati Sefer është një vendbanim q gjendet në Malësi të Karadakut jetik. Më heret, ky vend ka qenë i njohur me emrin fshati Sefer, me emrin e kreshnikut të kësaj ane. Seferi gjithmonë ka qenë në teritorin e komunës së Gjilanit, por i izoluar larg nga kjo komunë e Anamoravës rrreth 30 km dhe Presheva larg 15 km, ai ka mbetur, pothuajse pa banorë!

Andaj, banorët e kësaj pjese të Kosovës Lindore kurrë nuk e harrojnë vendlindjen e tyre ose trojet e lëna djerrinë nga padrejtësitë që u janë bërë nga qeveria serbe. Andaj, edhe sot, ndonëse të larguar, ata janë të vendosur si një që vendlindjen e tyre, fshatin Sefer, ta vizitojnë dhe ta përkujtojnë me takime e forma tjera organizative.

Në Sefer, gjer në vitin 1999 pati 15 shtëpi të banuara. Seferasit, edhe sot nuk duan që të shuhet jeta në këtë vend të lindjes. Pse jo? Në vitet 1960, Seferi kishte 62 shtëpi me 400 banorë. Në vitin 1950 është ndërtuar shkolla fillore; më 1954 Seferi pati 108 nxënës. Kjo “gjendje” nuk është. Objekti i Shkollës fillore është shkatërruar dhe s’ka asnjë shkollarë. Dhe, jo vetëm kaq. Me një fjalë, ky vend i Idriz Seferit, kreshnikut të Karadakut është lënë pas dore. Nuk ka ecje përpara, ndërsa malet dhe fushat janë shndërruar në djerrina. Edhe pas kësaj “gjendje”, seferasit nuk e harrojnë vendlinden e tyre stërgjyshore. Dalin dhe në mënyrë të organizuar e shperehin dashurinë dhe mallin për vendlindjen e tyre të ngrohtë dhe të dashur.

Sa herë vjen muaji gusht apo pak më vonë, banorët e fshatit Sefer dhe lagjeve për rreth, dalin dhe takohen te shkolla fillore e tyre “Migjeni” e Caravajkës. Tash e tri vjet më parë, i madh e i vogël dollën në Sefer, vendlindja e Idriz Seferit, kreshnikut të kësaj ane të Karadakut. Ky qe takim i tetë me radhë i seferasve. Sot fshati Sefer ka pak gjurma banimi. Aty ka vetëm gurë, themele, se pak kush banon. Pse jo? Kjo trevë shqiptare dem baba demb, sot është boshatisur nga njerëzit. Aty ka vetëm djerrina, gjurmë varresh, lisa e male të larta, ku nga një dorë e njerëzve, këto male të seferasve po dëmtohen pa mëshirëshëm. Andaj, seferasit, trollin e tyre nuk e harrojnë dhe njëherë në vjet dalin në këto troje të tyre për t’u çmallur me tokën e stërgjyshërve të tyre. Po, me rëndësi është se nuk po e harrojnë vendin e lindjes. Nuk ka më të dashur se vendlindja!

Dhe, sa herë vjen kjo ditë e takimeve të tyre në Sefaraj, si një vijnë banorët nga Zhegra, Presheva, Kumanova, Shkupi, Gjilani e mese tjera ku janë shpërngulur pa dashje. Vijnë rrugës me një nostalgji duke i përmendur lagjet, ujin, malet, krojet, rrugët, shtigjet, lisat, varret, plevishtat, luadhet, lisat e mëdhenj, kopenë e deleve, lisin e çarrit të madh ku janë tubuar popullata e këtyre fshatrave. Në këto takime nuk pështon loti për plang e shtëpi të lëna pa asnjë njeri. Aty-këtu shkojnë e i vizitojnë ato shtëpi të rrëzbitura e të shkatërruara jo vetëm nga stihia e kohës, por edhe nga forcat e errta serbe në luftën fundit 1999.

Dhe, sa herë i merr malli seferasit të kthehen në këto troje, që janë të tyre, druajnë nga gjandarmëria serbe, e cila, herë pas here endet përgjatë kufirit Serbi-Kosovë. Ishte takimi i tetë

me radhë, i cili tuboi seferasit kudo që janë. Siç dihet, Seferasit shquhen me kuadro të shumta të të gjitha profileve, si: mësues, mjekë, pedagogë, inxhinierë, ushtarakë, policë, psikologë, valltarë e shumë profile të tjera që shërbejnë me nder në të gjitha cepat e vendit dhe jashtë tij. Kontribut të madh kanë dhënë e po japin edhe tani mërgimtarët tanë, të cilët janë të shumtë. Ata përherë po kontribuojnë duke dhënë ndihma në gjitha fushat, si ato humanitare, por edhe kombëtare.

Para disa vjetësh, kreshnikut të Karadakut ia ngritën bustin në fshatin Zhegër. Është ky bust i punuar nga skulptori shqiptar, Odhise Paskalit, Shqipëria. Busti është punuar para 30 vjetësh në Tiranë. A e dini se, Idriz Seferi ka jetuar 67 vjet në Sefer e 13 vjet ka jetuar në fshatin Zhegër, komuna e Gjilanit.

Plaku Nexhip, tash i ndjerë, i këtij vendi, në kohë lufte u ka ndihmuar ushtarëve të UÇPMB-së. E ka takuar Nijazi Azemin, komandant “Mjekrra”. Ai ka qenë trim i madh. Ai ka buajtur në këtë shtëpi që sot duket kështu e vjetër, por qëndresë e kohës… E, Nijazi Azemin e vranë serbët. Ramizi e Hamzi, dy vëllezër të kësaj ane, por tash me vendbanim në Gjilan, për vendlindjene tyre të shtrenjtë “rrëfejnë” e s’ndalen. Nga zemra u dalin fjalët dhe “shkrihen” për vendin e të parëve të tyre, Seferin, fshat i mbetur në mëshirë të kohës e jetës. Ishte krenari e madhe për seferasit që i takonin vendlindjes së Idriz Seferit, kreshnikut të kësaj ane të Karadakut e të Kosovës, njeriut me nam dhe trim i pashoq të çështjes kombëtare shqiptare./Tefik Selimi

You Might Also Like