Futboll

Sejdiu: Ishim të pafat

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Gani Sejdiu është ndarë i kënaqur me një pikë, por pas përfundimit të ndeshjes, ai ka theksuar se ishin të pafat, ngase kanë mundur t’i fitojnë të tri pikët.

“Ky trepikësh do të kishte një vlerë të madhe, por ne e humbëm penaltinë. Penaltia humbet, por ajo që është me rëndësi ne luajtëm mirë, lojtarët i kryen detyrat. Unë i përgëzoj lojtarët për disiplinë taktike në të gjitha aspektet. Në momentin kur e kishim lojën në kontroll na ndodhi kartoni i kuq, por ne nuk u ndalëm dhe patëm edhe raste të tjera, por nuk patëm fat”, tha Sejdiu, që shtoi se në Gjilan nuk po e përcjell fati.

You Might Also Like