KRONIKË E ZEZË

Serbi humb jetën në aksident trafiku

Policia e Kosovës në Ranillug është njoftuar për një aksident  në fshatin Domoroc komuna Ranillug.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se derisa viktima, serb shtetas i Kosovës (1960) deri sa  ka qen duke drejtuar traktorin e tij në një moment ka humbur kontrollin mbi mjeti që e drejtonte duke u rrokullisur, jashtë rrugës.

Disa persona që kanë qen në vende ngjarje si dëshmitarë e kane dërguar me urgjencë viktimën e lënduar rëndë në ambulanten e Ranillugut ku edhe për kundër përpjekjeve mjekut kujdestar ai ka  mundur vetëm ta konstatoj vdekjen e tij, si pasoj e plagëve të marra në vet-aksident.

Ekipi i policisë së Kosovës nga hetimet Rajonale kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur informacione nga dëshmitarë okular. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit tu dorëzohet familjarëve. Rasti i kompletuar dorëzohet në Prokurori.

 

 

You Might Also Like