Futboll

Sërish pëson Drita

Drita nuk di për fitore a barazim tash e sa kohë. Një fitore edhe atë në xhiron e parë dhe të gjitha ndeshjet tjera me humbje, ky është bilanci i Dritës së Gjilanit, që këtë të diele u mposht nga Besa e Pejës me rezultat 2:0.

Vendasit kanë shënuar që në pjesën e parë nëpërmjet Qemajl Elshanit, kurse atyre fitoren ua siguroi Xhevdet Shabani, ish- lojtar i Dritës, i cili sa luajti për klubin bardh e kaltër ishte njëri prej lojtarëve më të adhuruar të “Intelektualëve”.

Drita ndeshjen e radhës do ta zhvillojë si vendase, por edhe kundërshtari i saj është vendas, ngase këtë të premte do të zhvillohet derbi më i madh kosovar Drita – Gjilani.

Drita si asnjëherë më parë derbin lokal do ta nis nga një pozitë e pavolitshme, ngase tashti FC Drita është në pozitën e fundit në tabelë.

You Might Also Like